Albin Kurti viziton një parti politike, lideren e saj e shpërblen me postin e drejtoreshës

Albin Kurti ka vizituar dje pasdite partinë boshnjake në Kosovë “Nova Demokrataska Stranka”.

Bashkë me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, Kurti ka qëndruar në selinë që drejtohet nga ish-ministrja e Qeverisë së tij, Emilia Redzepi.

Ish-ministrja është shpërblyer me një post nga ish-partnerët e koalicionit ngase do të jetë drejtoreshë e Kulturës e Sportit në Komunën e Prizrenit që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në takimin e djeshëm ishte edhe deputetja e kësaj partie në Parlamentin e Kosovës, Zikreta Aliti.