Albin Kurti tregon pse dështoi ideja e takimit me Hashim Thaçin, Vjosa Osmanin, Ilir Metën, Edi Ramën e Gramoz Ruçin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ka propozuar një ide për një takim në mes liderëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, sipas tij, nuk kishte vullnet për një gjë të tillë.

Sipas kryeministrit në detyrë, Thaçi i kishte propozuar që të kishte një takim me Edi Ramën.

“Unë kam pasur një ide, për të cilin ai (Edi Rama) nuk është përgjigjur dhe me gjas nuk ka qenë dakort. Me qenë se nuk mund ta mbanimin një takim të përbashkët të qeverive, në muajn mars për shkak të pandemisë, unë i kam propozuar atij që të takohemi gjashtë veta, Rama, Meta dhe Ruçi nga Shqipëria dhe unë, Osmani dhe Thaçi nga Kosova në një vend të përbashkët. Nuk pati një lloj mirëkuptimi nga ana e tij dhe nuk u realizua”, tha ai në rtk.

“Zonja Osmani do të vinte por edhe Thaci ka mundësi që do të vinte. Kur kemi qenë në takim atëherë, e diskutum që nuk po mund të bëhemi dy qeveritë dhe ai ishte më shumë i interesuar që të takohemi, unë, Thaçi e Rama, unë i thash jo, koha është që të takohemi edhe me zonjën Osmani edhe me z. Meta edhe me z. Ruçi”, deklaroi Kurti.