Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit me u.d. të presidentes Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e koalicioneve të mundshme parazgjedhore, si dhe nëse do të jetë kandidat për kryeministër.
Kurti ka deklaruar para gazetarëve se për këtë vendos Këshilli i Përgjithshëm.
“Ne si subjekt politik që jemi të parët dhe më të mëdhenjtë në vend dhe Kuvend, padyshim se do të jetë shumica, dhe shumica e popullit që na mbështet sot do jetë edhe shumicë në Kuvend, mirëpo formalizimi i vendimit qoftë për koalicione për kandidatin për kryeministër bëhet në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.
Ai ndërkaq ka thënë se në takimin me Vjosa Osmanin nuk ka folur për date konkrete për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por ka thënë se duhet të jetë sa më e hershme.
“Nuk kemi kohë që të humbim, për një datë sa më të hershme”, ka deklaruar Kurti.







