Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin Ruairi O’Connell

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryesuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe dy deputetet e Kuvendit të Republikës se Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli, pritën në takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, dhe Sekretarin Politik, Samuel Paice.

Zyrtarët e VV-së e falënderuan Ambasadorin për bashkëpunimin gjatë misionit të tij në Kosovë.

Sipas VV-së gjatë këtyre viteve, O’Connell dha një kontribut drejt avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

loading…