Albin Kurti: Nuk është se Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe vendime të mira

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje sot bëri homazhe në varrezat e viktimave të masakrës së Reçakut.

Përveq përkujtimit të viktimave në homazhe ai me anë të një shkrimi në facebook kujtoj edhe miratimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës për gjenocidin e kryer nga Sërbia në Kosovë transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë :

Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato.