Albin Kurti në vitin 2008 për protestat studentore: Universiteti u mbrojt nga Serbia dhe nga LDK-ja

Ashtu siç po shkreton shpeshherë tani si kryeministër, Albin Kurti kishte shkretuar edhe më 1 tetor 2008, para 14 vjetëve, kur kishte kujtuar protestat studentore.

Në një opinion të tij me titull: „Ejup Statovci kishte një detyrë titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja“, Kurti kishte thënë se Statovci i kishte caktuar vetes një detyrë titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia, por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. “Gjatë përgatitjeve për protestën e 1 Tetorit i gjithë Universiteti ndodhej në një trysni të hatashme nga brenda e nga jashtë që t’i nënshtrohej Ibrahim Rugovës“, kishte shkruar Kurti, përcjell Demokracia.com.

Në këtë opinion të tij të vitit 2008, Albin Kurti thotë se pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës.

“Pothuajse askush tjetër nuk do të mund ta mbronte autonominë e Universitetit të Prishtinës nga LDK-ja”, shkroi ai.

Sipas Kurtit, LDK-ja nuk i bënte kurrfarë rezistence okupimit të Serbisë – e gjithë rezistenca i ishte lënë sistemit arsimor me në krye Universitetin e Prishtinës.

“E gjithë politika e LDK-së ishte politikë për kontroll sa më të madh mbi shqiptarët – që shqiptarët, siç thuhej, të mos binin në provokime të Serbisë (sic.)”, shkruan ai.

Kurti e kishte goditur LDK-në, duke thënë se ky subjekt politik interesohej për Universitetin vetëm aq sa i nevojitej për ta shfrytëzuar atë si mjet për kontroll politik.

“Universiteti i Prishtinës me procesin mësimor nëpër shtëpitë shkolla ishte e vetmja rezistencë asokohe. Në vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte në Marrëveshjen e Arsimit midis Rugovës dhe Milosheviqit e cila që prej një viti s’po realizohej kurse Prof. Statovci atëbotë vihej në ballë të studentëve në protestën kundër regjimit serb!”, shkruan Kurti, përcjell Demokracia.com.

Ky është opinioni i plotë i Albin Kurtit, aktualisht kryeministër i Kosovës, i publikuar më 1 tetor 2008: