Albin Kurti me akuza ndaj Speciales, iu del në mbrojtje edhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka folur për Gjykatën Speciale dhe paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së javën që lamë pas para gjykatësve të Speciales.

Ish-kryeministri Kurti, ka reflektuar në konferencë ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin, Jakup Kransiqin e Rexhep Selimin.

Këtu Kurti tha se UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe “të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, tha Kurti ndër të tjera.

“Kemi folur gjerë e gjatë për Gjykatën Speciale në shtatë vitet e fundit dhe s’ka nevojë të përsërten këto, Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale…Kjo Gjykatë është e padrejt dhe e njëanshme në raporton më luftën e UÇK-së”, tha tutje Kurti.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup Kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale. Prokuroria e ka gabim s’ka pasur strukturë paralele kriminale, lajmi për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, tha më tej ai.