Albin Kurti fushatë në Sallagrazhdë të Suharekës: Militantët e VV’së sulmojnë verbalisht dhe shajnë familjen e heroit Vata

Familja e heroit Fadil Vata kanë deklaruar se sot rreth orës 16:00 derisa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po mbante tubim në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, janë sulumuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga militantet e kësaj partie.

Burime të Metros bëjnë me dije se sot lideri i LVV’së, Albin Kurti, anëtarët Albulena Haxhiu, Drita Millaku, Sali Zyba dhe Hysen Durmishi kanë mbajtur sot fushatë parazgjedhore në disa fshatrat të Suharekës.

Njëri ndër fshatrat ku ata mbajtën tubim me aktivist ishte edhe fshati Sallagrazhdë në Suharekë, fshat ky që është edhe vendlindja e heroit Fadil Vata.

Familja e këtij të fundit pas këtij tubimi kanë dalë me një reagim, duke bërë të ditur se janë sulmuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga militantet e kësaj partie.

“Deklarim nga Familja Vata Deklarim mbi incidentin e ndodhur ne fshatin Sallagrazhdë-Suharekë, Me date 21.01.2021 rreth orës 16;00, Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim zgjedhore në fshatin Sallagrazhdë-Suharekë, ne si familje jemi sulmuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga ana e militanteve të kësaj partie. Ne si familje po reagojmë dhe kërkojmë nga organet kompetente të merren me rastin dhe të parandalojnë provokimet që adresohen drejt familjes sonë. Ngase në të kaluarën këto provokime në të kaluarën kanë rezultuar me fatalitet. Kjo ndodhi me përgatitje për shkak te bindjeve tona partiake, dhe te jete rasti i fundit qe ndodhin këto gjëra të pa hijeshme për vendin tonë”, thuhet në reagimin e familjes Vata.

Ndryshe familja Vata është familje atdhetare dhe që kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare shqiptare.