Albin Kurti e Agim Bahtiri përmbyllin fushatën në Mitrovicë, kryeministri jep këto premtime të mëdha për Mitrovicën

Në tubimin përmbyllës të fushatën parazgjedhore në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Agim Bahtiri iu drejtuan qytetarëve të Mitrovicës në një tubim në sheshin e Mitrovicës.

Kryeministri Kurti shpalosi zotimet e tij për projekte të mëdha konkrete për Mitrovicën.

Postimi i Agim Bahtirit:

Mitrovicasit e lëshuan kushtrimin e fitores madhështore pa balotazh, duke treguar se nuk do të lejojnë asnjëherë më që të kthehen në krye të komunës veglat e klanit Pronto, të cilët e shkatërruan Mitrovicën deri në vitin 2013.

Siç e tha Kryeministrin ynë Albin Kurti, me Agimin në Mitrovicë e me të në Qeveri në mandatin e ardhshëm Mitrovicën e presin shumë projekte, si:

1) Përfundimi i shpejt i Autostradës Prishtinë-Mitrovicë;

2) 70 milionë euro investime nga buxheti i shtetit në ndërmarrjen Trepça;

3) Funksionalizimi i Zonës së Lirë Ekonomike;

4) Ndërtimi i katër çerdheve publike;

5) Ndërtimi i QKMF-së së re;

6) Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në gjithë rajonin e Shalës së Bajgorës, etj. Bashkë Qeverisim Mitrovicën! LVV 144 | AB +4