Albian Ajeti e mendon largimin nga West Hami

Albian Ajeti është i hapur për t’u larguar nga West Ham United gjatë afatit kalimtar të janarit, njofton mediumi britanik “Sky Sports”.

Futbollisti kosovar që luan për Zvicrën nuk po gjen hapësira tek klubi londinez dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Ajeti i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në total këtë sezon me West Hamin.

22 vjeçari është i mllefosur për faktin se po luan pak në kryeqytetin anglez, ku ishte transferuar nga Baseli gjatë verës.

Sidoqoftë, pasi ka luajtur në dy klube gjatë këtij sezoni, Ajeti mund t’i bashkohet vetëm një klubi ku e ka nisur këtë sezon.

Gjithashtu, ai mund të transferohet edhe në ligat skandinave dhe në kampionatin amerikan – MLS.

Ajeti ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të kampionatit zviceran sezonin e kaluar.