Superliga e Kosovës

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 13-të, tre duele interesante zhvillohen sot

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 13-të, ku tre prej tyre janë në program për tu zhvilluar.

Megjithatë jo të tre duelet do të zhvillohen në të njëjtin orar, pasi dy prej tyre luhen nga ora 13:00 dhe njëra në fillim nga ora 19:00.

Dukagjini është nikoqir i Dritës në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante pasi dy skuadrat në dy duelet e fundit nuk kanë fituar dhe kërkojnë të rikthehen te fitoret.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Fushë Kosovë, ku përballen dy skuadrat e fundit Fushë Kosova dhe Liria.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm fitoren për tu ngritur në tabelë.

E dueli kryesor i ditës së sotme zhvillohet me fillim nga ora 19:00 ku Prishtina pret Llapin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina në këtë takim vije pas disfatës nga Malisheva dhe kërkon këndelljen, derisa Llapi nuk di për fitore në tre ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive.