Albi Doka

Albi Doka: S’duhet t’i trembemi Polonisë

Krah Myrto Uzunit, në konferencën për shtyp të Kombëtares ishte Albi Doka, i cili theksoi se fokusi duhet të jetë te ndeshje e radhës me Poloninë.

”Kemi tri ndeshje, por duhet të fokusohemi te Polonia. Në qoftë se t’ia dalim me Poloninë, të tjerat i kemi në shtëpi në sy të tifozëve, besoj se do të marrim rezultat të mirë. Kemi kohë që jemi bashkë, besoj që po do t’ia dalim.”

Pa drojë ndaj Polonisë: “Polonia është ekip më i fortë, por s’duhet t’i trembemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarët dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt.”

Përsëritja e suksesit në “Euro 2016”: “Normal që e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndërrojmë prandaj jemi për ta arritur këtë qëllim. Jemi të karikuar, duam të marrim rezultate sa më të mira.”

Përvoja në Kroaci: “Siç e dimë të gjithë, kampionati kroat është mjaft i fortë, jam ambientuar dhe shpresojë për një trampolinë për më lart. Duhet parë se kur.”