Albërie Hadërgjonaj si vera, nuk po plaket – mbushi 46 por duket si 26 vjeçare

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Albëriee Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen e 46 – të, ani pse me pamje krijon përshtypjen si të ishte dhjetëra vite më e re.

Ajo ka marrë urime të ndryshme nga familjarët dhe miqtë. Urim të veçantë e ka marrë edhe motra e saj Antigona, e cila e kishte uruar me fjalë të bukura.

“Urimi im për ditëlindjen tënde motër, është që të vazhdosh ta duash jetën dhe kurrë të mos ndalosh së ëndërruari. Uroj që bukuria dhe lumturia të të rrethojnë ty, jo vetëm në këtë ditë speciale për ty, por gjithmonë. Urime për ty!”, ka shkruar motra.

Krahas projekteve, Albëria përkundër viteve shquhet për stilin dhe elegancën e saj, gjë që bën të merr shpesh vëmendje për imazhet që publikon në rrjetet sociale.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=55919471&v=2.1&guid=6caffe46d1bf4530882c2173eb468196503ed9ca7b4c46fa9e6e0349e8924595