Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit edhe sot.

Dje ajo votoi për presidentin e vendit në kutitë e votimit, përkundër qëndrimit rigoroz të partisë së saj, AAK-së, shkruan Ballkani.info.

Ajo poashtu votoi edhe sot.

Se a ishte “falas” kjo prezencë e saj në Kuvend, Ballkani.info ka raportuar se ka një pazar mes saj dhe dyshes Kurti-Osmani.