Kandidatja për deputete me numër 6 nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka uruar Ardian Gjinin për marrjen e përgjegjësisë së re në krye të partisë, duke e vlerësuar si një figurë me energji dhe përvojë në shërbim të qytetarëve.

Në një postim publik, Bytyqi ka theksuar se është e bindur që Gjini do të vazhdojë të forcojë vizionin e Aleancës dhe angazhimin e saj politik për Kosovën.

“Me shumë respekt e uroj Ardian Gjinin për besimin dhe përgjegjësinë e re në drejtimin e Aleancës”, ka shkruar ajo.

Ajo njëkohësisht ka shprehur mirënjohje të veçantë për liderin e deritashëm të Ramush Haradinaj, duke e cilësuar kontributin e tij si themel të rëndësishëm të rrugëtimit të partisë.

“Një falënderim i veçantë për Ramush Haradinajn për rrugëtimin, sakrificën dhe lidershipin që i dha Aleancës në çdo etapë”, ka theksuar Bytyqi.

Sipas saj, kontributi i Haradinajt mbetet bazë e fortë mbi të cilën Aleanca do të vazhdojë punën me përgjegjësi dhe besim ndaj qytetarëve.