Kandidatja për deputete nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, numri 6 në listë, ka theksuar rëndësinë e respektit dhe vlerësimit për të moshuarit dhe pensionistët në shoqëri.
Përmes një postimi, Bytyqi ka deklaruar se respekti për pensionistët është respekt për sakrificën, përvojën dhe jetën që ata kanë ndërtuar ndër vite për gjeneratat e reja.
Ajo ka vlerësuar rolin e të moshuarve në ruajtjen e vlerave shoqërore dhe familjare, duke theksuar se një shoqëri që i respekton ata, ruan edhe dinjitetin dhe kujtesën e saj kolektive.
“Një shoqëri që i vlerëson ata, ruan dinjitetin, kujtesën dhe zemrën e saj”, ka shkruar Bytyqi.







