Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, njëherit kandidate edhe për një mandat, ka qëndruar sot në Prekaz në hapjen e fushatës së Koalicionit AAK-Nisma-Intelektualët.

“Në Prekaz, në vendin ku u shkrua me gjak historia e lirisë sonë. Prekazi nuk është thjesht një kujtim, por një frymëzim për brezat që vijnë, një dëshmi se sakrifica e familjes Jashari është themeli i shtetit tonë”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka thekson se ky vend i shenjtë na kujton se obligimi ynë ndaj atdheut është i përhershëm.

“Me këtë frymë të përkushtimit, nisemi në rrugëtimin tonë drejt fitores. Ky është momenti ynë për të vazhduar rrugën e sakrificës, për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Lavdi!”, ka përfunduar deputetja e cila në listën zgjedhore kandidon me numrin 6. /Ballkani.info/