Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të Flamur Kuçit.

Përmes një mesazhi prekës, Bytyqi tha se lajmin për vdekjen e Flamur Kuçit e mori “me zemër të rënduar”, duke e vlerësuar atë si një njeri të dashur, të respektuar dhe profesionist.

“Është e vështirë të gjenden fjalë për një humbje kaq të madhe. Flamuri ishte një njeri i dashur, i respektuar dhe profesionist që me mirësinë dhe korrektësinë e tij la kujtime të paharrueshme tek të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar ajo.

Tutje, Bytyqi u shprehu ngushëllime familjes Kuçi, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.

“Në këto momente dhimbjeje, jam pranë familjes Kuçi dhe ndaj me ta pikëllimin për humbjen e më të dashurit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në mesazhin e saj.