Kandidatja për deputete nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 6, Albana Bytyqi, ka vlerësuar lart ndërtimin e Kullës së Lirisë në Dobërdelan, duke e cilësuar atë si një projekt me rëndësi të veçantë për ruajtjen e kujtesës historike dhe identitetit kombëtar.

Në një reagim publik, Bytyqi ka theksuar se Kulla e Lirisë përfaqëson shumë më tepër sesa një investim infrastrukturor, duke e konsideruar atë një simbol të respektit për historinë, sakrificën dhe krenarinë kombëtare.

“Kulla e Lirisë në Dobërdelan është më shumë se një investim, është një simbol i respektit për historinë, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare”, ka deklaruar ajo.

Bytyqi ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe për institucionin komunal, për realizimin e këtij projekti që, sipas saj, kontribuon në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe forcimin e identitetit kombëtar.

“Faleminderim kryetarit Bali Muharremaj dhe Komunës së Suharekës për realizimin e këtij projekti që ruan kujtesën dhe forcon identitetin tonë. Kur investohet në vlera që i bashkojnë brezat, ndërtohet një e ardhme më e fortë për të gjithë”, ka theksuar kandidatja e AAK-së.

Sipas Bytyqit, investimet në monumente dhe projekte që nderojnë historinë e vendit janë investime që shërbejnë për edukimin e brezave të rinj dhe për forcimin e lidhjes së tyre me vlerat kombëtare.