Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen vajza e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, Ameli.

Ajo mbush plot tetë vjet jetë dhe me këtë rast nuk mungoi një urim special nga i ati, artisti i mirënjohur.

Ai ka zgjedhur një video e disa fotografi për të uruar të bijën, duke qenë se sot shënohet edhe 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari njëherësh ka uruar edhe të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Postimi i plotë i Albanit (pa ndërhyrje):

“Ishte si sot mengjes, 28 nentor, 2018 kur ti beheshe 3 vjeçe dhe festonim bashke ditelindjen tende dhe Festen e Flamurit!

Sot ti behesh 8 dhe une nostalgjik, reflektoj per kohen qe si nje perplasje qepallash kalon pa ndjere dhe pa kuptuar!

Reklama

Uroj shume te jetoj me vetedije cdo sekonde, cdo minute, cdo dite, muaj e vit te jetes tende duke qene aty, dore per dore apo ne sfond duke te pare se si rritesh, gezon dhe pergatitesh per sfidat e jetes!

Te do babi shume

Gezuar Festen e Flamurit miq, uroj ta nderojme Shqiperine e te jemi shtetas te denje duke u perkujdesur per te, ashtu sic ajo na nderon me historine e pasur dhe bukurite e saj”.