Alban Ramosaj u shpall fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi ka një reagim

“Thikat e mia”, ishte projekti muzikor më të cilin Ramosaj konkurroi në festivalin e këtij viti.

Dhe, ai zuri vendin e parë në “Kënga Magjike” për këtë vit.

Pasi u shpall fitues, natyrisht se nuk kanë munguar reagimet e ndryshme, teksa nuk mungoi edhe ai i kantautorit, Flori Mumajesi.

Siç duket, artisti shqiptar nuk ishte i kënaqur me vendimin e jurisë, derisa ka treguar të preferuarin e tij për të fituar festivalin.

Përmes një storie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, këngëtari shkroi se fitues do të duhej të ishte Kras me këngën “Bekuar”.

“Koha do ta vërtetojë se gabim apo të drejtë kishte kjo juri. Për mua që refuzoj të jem me panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i new artist”, shkroi Flori.

Por, Flori ka reaguar edhe pas fitores së Alban Ramosajt.

Ai e ka uruar këngëtarin, duke postuar një foto të tij në Instastory.

“Bashkë me mamin Antigona Ramosaj për të cilën hyre në garë. Të gjithë të lumtur që ia dole të realizosh ëndrrën apo premtimin”, ka shkruar Flori.

Ndryshe, vendin e parë e fitoi Alban Ramosaj, të dytin Klajdi dhe Flori, ndërsa të tretin Nutsa.