Ramiz Lladrovci

Alarmon Lladrovci: Nuk ka ujë për shuarjen e zjarrit në fabrikë, cisternat po mbushën në Drenas e Aeroport

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili po qëndron tek Fabrika e Plastikës pas përfshirjes nga zjarri ka thënë se gjendja atje është alarmante, pasi po përballen me mungesë të ujit.

Lladrovci ka thënë se cisternat për shuarjen e zjarrit janë duke i mbushur në Drenas, ndërsa ajo e KFOR-it po mbushet tek Aeroporti i Prishtinës, për shkak të mungesës së ujit tek Parku i Biznesit.

Ai ka thënë se do t’i ndjekin të gjitha procedurat për të kuptuar pse nuk ka furnizim me ujë tek Parku i Biznesit, që do të ndihmonte në shuarjen e zjarrit, raporton Ballkani.info.

“Sipas informacioni të komandantit të operacionit këtu, cisternat po duhet me shku me u mbush me ujë në Drenas, ndërsa ajo e KFOR-it në Aeroportin e Prishtinës, ujë nuk ka, është ndal që disa herë, nuk i dim arsyet. Parku i Biznesit furnizohet me ujë nga Dobreva dhe ne do të ndjekim të gjitha procedurat për ta vërtetuar se pse nuk ka ujë sot në Parkun e Biznesit, për të ndihmuar sado pak në shuarjen e zjarrit. Gjendja është shumë e rëndë sepse ka ndotje ekologjike janë ankuar fshatarët por ne kaq mund të bëjmë”, ka thënë Lladrovci. /Ballkani.info