Bordi i përkohshëm i KRU “Prishtina” i cili u emërua nga ish-kryeministrit Albin Kurti gjatë qeverisjes së shkurtër të tij, po vazhdon me hapjen e konkurseve dhe rekrutimin e pozitave të larta pavarësisht vendimit për anulim të të gjitha konkurseve nga ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerim Kuçi.
Bordi i përkohshëm i KRU “Prishtina”, ku përbëhet i gjithi nga anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon të injoron vendimet e ministrit Kuçi.
Katër pozita të larta janë shpallur për punësim në KRU “Prishtina”, kryeshef ekzekutiv, sekretar, zyrtar kryesor financiar dhe auditor.
Ky Bord së fundi ka vazhduar me shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për zyrtarë të lartë, pavarësisht se ministri Kuçi ka lëshuar vendim të stopohen konkurset.
Ky veprim i Bordit llogaritet si shkelje dhe mos respektim i vendimeve të aksionarit, ku aksionar është Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Kujtojmë se Qeveria Kurti pa procedurë kishte shkarkuar të gjithë menaxhmentin e lartë në KRU “PRISHTINA”, duke u thirrur në gjakderdhje financiare që përkundrazi kjo ndërmarrje në vitin 2019 ka përmbyllur vitin me bilanc pozitiv.



Statusi i plotë:
Bordi i perkohshem i KRU PRISHTINA i emëruar nga Qeveria Kurti pa procedure ka shkarkuar te gjithe menaxhmentin e larte ne KRU PRISHTINA duke u thirrur ne gjakderdhje financiare qe perkundrazi Ndermarrja ne vitin 2019 ka punuar me bilanc pozitiv. Me pas ka shpallur konkursin per kater pozitat si: Kryeshef sekretar ZKF dhe Auditor. Me ardhjen e Qeverise se re Ministria e Zhvillimit ekonomik zyra e Ministrit ka nxerrur vendim qe te anulohen dhe te stopohen te gjitha keto konkurse por Bordi i perkohshem nuk e ka respektuar Ministrine e linjes dhe vendimin e Ministrit dhe ka vazhduar me procedura te rekrutimit lidhur me keto kater pozitat me te larta ne Ndermarrje. Ky veprim i Bordit eshte shkelje dhe mos respektim i vendimeve te Aksionarit pasi qe aksionar eshte qeveria respektivisht Minsitria e zhvillimit ekonomik qe drejtohet nga Ministri z. BLERIM Kuqi.






