Glauk Konjufca

Alarmon Konjufca: Kemi informacione të sakta që qindra po ushtrohen në Serbi për sulm të ri eventual ndaj nesh

Tre kushtet e Kurtit “janë të arsyeshme” dhe “të gjitha instancat” shtetërore duhet t’u përmbahen atyre, ka thënë Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, referuar tri “garancioneve” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha t’i ketë kërkuar në Bruksel në mënyrë që zbatimi i Marrëveshjes Bazike/Ohrit të mund të jetë e zbatueshme në rend të parë.

Një, tha Konjufca, Serbiai nuk e zbaton marrëveshjen “pikërisht mbi bazën e mosnëshkrimit”; dy, që Radojçiqi vazhdon të jetë i lirë “porsikur të kishte shkelur ndonjë rregull trafiki”; dhe tre, që letra e Ana Brnabiq “e zhvleftësoi…fundosi” Marrëveshjen Bazike/Ohrit.

Për më tepër, Konjufca gjatë një konference të përbashkët me homologen e tij sllovene, tha se “gjersa po flasim këtu, instuticionet tona të sigurisë kanë informacione të sakta për një grup tjetër prej qindra personash që po trajnohen, po përgatiten në Serbi për ndonjë sulm tjetër eventual që ne mund ta përjetojmë”.

Serbia e ka marrë pozicionin që nuk i zbaton klauzolat e kësaj marrëveshje. Për Kosovën marrëveshja ishte arritje e mirë, anëtarësimi në organziata ndërkombëtare pa pengesë, po ashtu pakt mossulmimi nga shtetet…Serba nuk e ka nënshkruar, dhe mbi bazën e mosnëshkrimit nuk po e zbaton atë”, ka thënë Konjufca.

Radojçiqi e ka marrë përgejgjësinë, dhe ndodhet i lirë, dhe vepra e tij po trajtohet sikur shkelje e trafikut. Kjo është me çka përballet Radojçiqi, mbrohet shtetërisht nga Beogradi”.

Në dritën e këtij argumentimi, Konjufca tha se tre kushtet e Kurtit “jan të arsyeshme” dhe të cilave duhet t’u qëndrohet prapa.

Kushtet janë të arsyeshme, këto duhet të sqarohen që dialogut të mund të ketë sukses”, tha ai.