Alarmon Haziri: Votojeni Pakon e Rimëkëmbjes, dimri do jetë i vështirë, qindra persona kanë mbetur pa punë!

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka rekomanduar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Ligjin për rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas tij, sezoni do të jetë shumë i vështirë ekonomikisht për kosovarët.

“U apeloj, jo vetëm deputetëve të zonës së Gjilanit, por të gjithë atyre që vlerësojnë dhe kontrbiuojnë pakon e domosdoshne ekonomike. Dimri është i vështirë, situata e pandemisë ka me qenë e vështirë. Kemi humbur mbi 800 vende pune”, ka thënë ai.

Më tej, Haziri tregoi se Gjilani ka realizuar 7000 teste, 502 raste aktivte, ndërsa 68 qytetarë kanë humbur betejën me Covidin.

“Sot kam takuar kryeministrin Hoti dhe kemi biseduar për nevojn e angazhimeve të përbashkëta. Paketa e rimëkëmbjes ekonomike i jep oksigjen ekonomisë”, është shprehur ai.