Merkur Beqiri, ekspert dhe konsulent ndërkombëtar me përvojë mbi njëzetvjeçare në menaxhimin e të dhënave, përfshirë në shëndetin publik, është deklaruar rreth dyfishimit të infeksioneve në Kosovë, ku vetëm mbrëmë ky dyfishim është rritur.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka thënë se potencialisht do të kemi dyfishin e rasteve përafërsisht për çdo javë, nëse nuk ndryshon asgjë.

“Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8 (Nga 9.3 ditë dje )
Kjo dmth që potencialisht do kemi dyfishim të rasteve përafërsisht për çdo javë … nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose te ne”, ka shkruar ai.

Beqiri tutje ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë konsideratë së pari për veten, për familjen, komunitetin dhe të gjithë popullin.

“Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por tek vetvetja mund të ndikojmë, poashtu edhe tek njerzit rreth nesh.
Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin”, ka përfunduar ai.