Alarmante: Rusia zyrtarisht merr nën kontroll një termocentral tjetër bërthamor të Ukrainës

Zyrtarët rusë kanë mbërritur në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit, sipas një deklarate nga Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhya është pushtuar nga forcat ruse për më shumë se një javë, raporton CNN.

Në deklaratën e lëshuar nga Energoatom, thuhet se të gjashtë njësitë e energjisë në termocentral janë në funksion, por shtohet se menaxhmenti i stacionit është i detyruar të bie dakord për të gjitha çështjet teknike me rusët.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të shtunën se dy nga katër linjat e tensionit të lartë të termocentralit jashtë vendit janë dëmtuar, por se sasia e energjisë që i nevojitet termocentralit për të vazhduar funksionimin e sigurt mund të sigurohet me një linjë në dispozicion.