“Alarm për Qeverinë e Kuvendin”: Shpend Ahmeti thotë se për dy orë mbi 500 biznese aplikuan në programin për grante

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se brenda dy orëve, mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante.

Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo duhet të jetë alarm për Qëverinë dhe Kuvendin.

“Për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grantë për mikro biznese dhe biznese të vogla të Komunës së Prishtinës.

Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ahmeti sot njoftoi se nga kjo javë nis zbatimi i fondit pesë milionë eurosh nga Komuna për bizneset, të cilat kanë pësuar humbje gjatë pandemisë.