Akuzohet se po i ngacmon seksualisht vajzat në Prishtinë, Policia nis të merret me 30 vjeçarin

Një burrë rreth të 30’ve në Prishtinë po dyshohet për ngacmim seksual ndaj vajzave.

Personi, emër i njohur për redaksinë, del shumë shpesh në Parkun e Gërmisë dhe në Taukbashqe dhe dyshohet se po ngacmon seksualisht vajzat. Mësohet se ai tenton të iu afrohet atyre duke i përcjellur.

Rasti është i paraqitur në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Sinjali kanë thënë se po merren me rastin.

“Informacionin e njëjtë e kemi pranuar edhe ne dhe të njëjtin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e Policisë.