Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka hedhur dyshime të fuqishme se krizën energjetike e ka shkaktuar qëllimisht KEDS-i.

“A është e mundur që KEDS ta ketë shkatuar qëlimisht krizën energjetike, kjo veç sa për ta acaruar njeriun e Kosovës, kush e di për hesap të kujt!”, pyet Nitaj.

Nëse jo, si shpjegohen reduktimet e ashpra të energjisë, kur KEDS është i obliguar të sigurojë furnizim të pandërprerë të energjisë!, thekson ai.

Nitaj ka thënë se e mbështetë idenë e deputetit Daut Haradinaj, për hetim parlamentar të kësaj kompanie, natyrisht duke u kërkuar llogari edhe autoriteteve shtetërore të energjisë!

Shumë zona në Kosovë po vuajnë reduktimet e ashpra të energjisë elektrike. Këto reduktime shkojnë deri në 16 orë dhe kjo i ka irrituar shumë qytetarët. /Ballkani.info/