Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Flamur Maloku, i cili është profesor universitar ka kritikuar ashpër LDK-në.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë. Këto dy parti dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Maloku është shprehur ashpër ndaj LDK-së duke thënë që disa zyrtarëve aty i’u ka skaduar mendja.

“Disa figurave të LDK-së, afati i mendjes u ka skaduar dhe goja vazhdon t’u flasë, e cilësia e fjalëve të tyre dihet tashmë. Atyre u ka skaduar mendja dhe goja po u flet pa u menduar”, ka shkruar ndër tjerash.

Maloku u konsiderua si prurje e VV-së dhe u prezantua Albin Kurti si profesor i letersisë.

Gati çdo ditë anëtarë të LDK-së e VV-së po shkëmbejnë akuza ndaj njërit tjetrit. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Disa figurave të LDK-së, afati i mendjes u ka skaduar dhe goja vazhdon t’u flasë, e cilësia e fjalëve të tyre dihet tashmë. Atyre u ka skaduar mendja dhe goja po u flet pa u menduar.

Ju nuk dini të mendoni ndryshe, sepse botëkuptimi juaj ka burgosur trurin tuaj me burgim të përjetshëm!

FM