Aktorja ukrainase për Volodymyr Zelenskyy: Shumë krenare për liderin që kemi

Aktorja Katheryn Winnick mund të ketë lindur në Kanada, por zemra dhe atdheu i saj është Ukraina.

Ylli i “Big Sky”, ka lindur nga prindër ukrainas, duke folur gjuhën ukrainase dhe duke qenë në një shkollë të tillë për 16 vjet.

“Jam shumë krenare që jam ukrainase”, tha ajo për Fox News. “Ne kemi tradita dhe kulturë shumë të ndryshme dhe shpirti ukrainas është i paepur, ka një këmbëngulje shumë të fortë”.

Përderisa trupat ruse po pushtojnë Ukrainën , aktorja vlerësoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy si një ‘udhëheqës të vërtetë’.

“Jam shumë krenar që ai është lideri që kemi”, tha biondja për Fox News Digital. “Ai e kupton luftën tonë, se ne jemi të fortë dhe do të luftojmë deri në vdekje për të mbrojtur atë që është e jona dhe është shtëpia jonë”.

Winnick kujtoi takimin me Zelenskyy dhe gruan e tij, Olena, vetëm disa muaj më parë për të festuar 30 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

“Unë dua që bota të shohë…ky është një hero i vërtetë. Ky është një udhëheqës i vërtetë që e bashkon botën dhe po nxjerr në pah Ukrainën tonë”, tha Winnick. “Ai po qëndron me njerëzit e tij. Ai është i gatshëm të luftojë në terren”.

Artistja i kërkoi botës që t’i kushtojë vëmendje dhe të qëndrojë me Ukrainën sepse “kjo nuk është vetëm një luftë për Ukrainën, por është me të vërtetë një luftë për të gjithë Evropën”.