Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” do ta vuajë dënimin me burg për fyerje të Erdoganit

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg aktoren Zuhal Olcay për fyerje të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Autoritetet filluan një hetim në Olcay në vitin 2016, pasi morën një ankesë se këngëtarja ndryshoi tekstet e këngëve dhe se përdori gjeste për të fyer Erdogan në një koncert në Stamboll.

Në tekstet e ndryshuara të këngëve ajo shprehej “Recep Tayyip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash ‘Unë kisha një ëndërr’.”

Në dëshminë e saj, aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” u shpreh se ka ndryshoi tekstin sepse emri i presidentit përshtatej me rimën.

Prokurorët kërkuan dënim 4-vjeçar për Olcay. Por një gjykatë në Stamboll e dënoi vitin e kaluar për 11 muaj dhe 20 ditë burg, por e pezulloi atë.

Avokatët e Erdoganit e apeluan vendimin, duke kërkuar që të vihej në fuqi vendimi për dënimin e aktores.

loading…