Aktori i njohur

Aktori Timo Floko flet për vendin e tij të lindjes Pejën, si përfundoi në Kosovë babai i tij dhe kthimin në Shqipëri

Në emisionin e kësaj të hëne në “Opinion”, në Tv Klan, është ftuar një personazh i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare, Timo Flloko.

Përtej ekranit, karriera dhe jeta e tij është po aq interesante sa edhe përpara ekranit. Si rrallëherë më parë, Flloko ka folur për fëmijërinë dhe ka treguar se ka lindur në Pejë e është zhvendosur në Vlorë në moshën 8-vjeçare.

Ai tregoi se babai i tij shkonte si mjek në spitalin e Pejës nga Gjirokastra, por ministria e dërgoi në Vlorë, atje ku u vendos edhe Timo Flloko për një pjesë të madhe të jetës së tij.

Timo Flloko: Deri në 8 vjet jam rritur në Pejë. Kam lindur në Pejë.

Blendi Fevziu: Ke lindur në Pejë?

Timo Flloko: Po.

Blendi Fevziu: Dhe deri 8 vjeç në Pejë? E mban mend Pejën?

Timo Flloko: Sigurisht që e mbaj mend dhe kam shkuar në Pejë shumë herë. Pas, sigurisht, pas viteve ‘90. Babai ka qenë atëherë, kur kanë qenë ato brigadat partizane, ka qenë mjek. Edhe shkoj atje si mjek bashkë me xhaxhain, kur u kthyem… Ne kemi ardhur në kohën kur u prishën marrëdhëniet.

Blendi Fevziu: Po babai ishte me origjinë nga?

Timo Flloko: Gjirokastra.

Blendi Fevziu: Nga Gjirokastra. Dhe nga Gjirokastra punonte në Pejë, ku ti ke lindur?

Timo Flloko: Në Pejë sepse shkuam atje me ato brigadat partizane në ndihmë të Kosovës. Ai ishte mjek, kishte mbaruar Sorbonën dhe u bë drejto i spitalit të Pejës. Xhaxhai ishte presor i shquar.

Blendi Fevziu: Pra shkonin të dy dhe babai dhe xhaxhai në Pejë?

Timo Flloko: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Pra dy vëllezër, le të themi nga Gjirokastra, të diplomuar njëri në Sorbonë…

Timo Flloko: Njëri në Itali, në Romë.

Blendi Fevziu: Dhe shkuan në Pejë, për të kontribuuar në spitalin e Pejës?

Timo Flloko: Po sepse ashtu ishin rrethanat, me qenë se ishin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Me dhjetëra mësues kanë shkuar në Kosovë nga Shqipëria që kishin mbaruar shkollat më të mira Evropiane, në atë kohë. Dhe deri 8 vjeç u rrite në Pejë?

Timo Flloko: U rrita në Pejë, pastaj në Vlorë…

Blendi Fevziu: Kontaktet e para ti i ke pasur me shqiptarët e Kosovës, fëmijëria, shokët e fëmijërisë?

Timo Flloko: Po. Kështu që kam kujtime entuziaste, shumë të mira.

Blendi Fevziu: Dhe në moshën 8 vjeçare u transferuar në Shqipëri.

Timo Flloko: Në Shqipëri, babai u vendos në Vlorë.

Blendi Fevziu: Pse u vendos në Vlorë Timo?

Timo Flloko: Sepse atëherë e dërgoi ministria. Ai ishte mjek , luftoi malarien, sëmundjet veneriane. Kishte nevojë për mjek dhe ai ka bërë një punë shumë të madhe dhe u dashurua me Vlorën. /tvklan.al