Turqi

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Aktori Kushtrim Hoxha i cili është paraqitur me rol kryesor në filmin ‘Cold November’, së fundmi është shpërblyer me çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin e Filmit të Bosforit në Stamboll.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” me regji te Ismet Sijarinas është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.