Aktori i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Ibrahimi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj – numri 90.

Përmes një mesazhi publik, Ibrahimi është rreshtuar qartë në krah të Brahimajt, duke theksuar besimin në vizionin, karakterin dhe angazhimin e tij për Kosovën.

“Krah, si gjithmonë!”, ka qenë mesazhi i shkurtër por domethënës i aktorit, duke e përmbyllur mbështetjen e tij me fjalët:
“Faleminderit Kreshnik Ibrahimi!”

Mbështetja e figurave publike dhe artistëve të njohur po e forcon çdo ditë më shumë mbështetjen qytetare për Lahi Brahimajn, një prej kandidatëve më aktivë dhe më të përkushtuar të AAK-së në këtë garë zgjedhore.