Aktori i njohur kosovar ndanë foto të rrallë si bebe

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur nga publiku, Fatmir Spahiu – Bufi sot ka ndarë në rrjete sociale një fotografi të rrallë.

Spahiu ka marrë pjesë në shumë shfaqje dhe ka pasur shumë role, por më i famshmi nga të gjithë është roli i Orhanit, në serialin vendor “Kafeneja Jonë”.

Ai sot ka publikuar një foto bardhë e zi, kur ishte bebe disamuajshe.

“Moti vakt nervoz!” ka shkruar aktori në mbishkrim, pasi shihet i mërrolur.

Fatmir Spahiu është shumë akitv në rrjete sociale dhe njihet për ironinë e satirën që përdor në postet e tij, që lidhen pothuajse gjithmonë me ngjarjet e kohës.