Aktori i njohur i reagon ashpër Çun Lajçit: Boll u zvarrite, je pagu edhe për poezitë për dëshmorët

Aktori Jeton Zogjani i ka reaguar kolegut të tij Çun Lajçi pas një postimi ku ai ka hedhur kritika ndaj njerëzve që thirren në sloganin “Liria ka emër”.

Lajçi në një shkrim në Facebook, ka akuzuar opozitën duke thënë se “Liria ka emën” vetëm kur Ju i leni interesat e lakmia e vetme bahet atdheu!”.

Por, aktori Zogjani i ka thënë Lajçit,  se vërtet, liria ka emër, e qe besa edhe mbiemër, por ajo nuk identifikohet kurrë me emrin e tij.

Ai ka thënë se Lajçi në paraqitjet e tij me plis nëpër Evropë i ka bërë me pagesë të majme. Madje sipas Zogjanit, Lajçi ka marrë para edhe për poezitë për dëshmorët, shkruan Demokracia.com.

“Por, me emrin tende liria jone nuk identifikohet, kurr! Edhe plisin me dhe kur e ke mbush ne per Evrope, edhe aty je pagu, pagese te mire. Poezite per deshmoret, edhe aty je pagu. Boll u zvarrite! Boll!
Pusho, shijo pleqërine! Aktori Çun Lajçi, ka hedhur kritika ndaj opozitës, konkretisht ndaj atyre që thirren në sloganin “Liria ka emër”.”, ka shkruar Zogjani në Facebook.

Postimi i plotë: