Aktori dhe moderatori i njohur shqiptar: Luftova sëmundjen e pabesë, por më mori njeriun e shtrenjtë

Aktori i njohur dhe moderatori i emisionit Stop në Tv Klan, Gentian Zenelaj, ka fituar betejën me sëmundjen e koronavirusit Covid-19.

Vetë aktori ka publikuar një foto nga spitali në rrjetet sociale, ku thotë se pas 14 ditësh të vështira, më në fund ia ka dalë ta kalojë këtë sëmundje.

Ai ka falenderuar dhe mjekët që janë kujdesur për të.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”, shkruan ndër të tjera Gentian Zenelaj.