Aktori Armend Baloku, i cili u bë deputet nga rradhët e Vetëvendosjes, ka reaguar menjëherë pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai reagoi me vargun “dy pyetje do të mbeten…”, varg ky i ngjashëm me përgjigjet që gjenerohen me intelegjencë artificiale… për të vazhduar: “Pse nuk e votuat presidentin? Dhe pse e votuat Gjykatën Speciale?”

E plotë

Urojmë që në zgjedhje të mos shkojmë, pasi nuk shohim asnjë arsye për t’i përsëritur ato.

Nëse megjithatë shkojmë, dy pyetje do të mbeten të rëndësishme: Pse nuk e votuat presidentin? Dhe pse e votuat Gjykatën Speciale?

Dy dëme të shkaktuara nga opozita e sotme, e cila dikur ishte në pozitë.

Si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, dëmet e tyre janë të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme.