Aktorët e teatrit të Prizrenit nuk kanë marrë rroga për më shumë se tre muaj.

Ballkani.info merr vesh se 10 aktorë dhe 6 punëtorë të Teatrit në shenjë revolte që tre muaj nuk kanë mbajt asnjë shfaqje në teatër. Kjo marrëveshje është arritur përmes marrjes së disa nënshkrimeve.

Vonesat për mos pagesën e pagave për stafin e teatrit nuk e sheh të arsyeshme as vet drejtori i Teatrit në Prizren Fetah Paçarizi.

Për Ballkani.Info ai tha se janë vonuar disa procedura nga drejtoria e kulturës në komunë. Por premtoi,se kjo çështje shumë shpejt do të zgjidhet.

“Tenderi për paga është hap dje, nesër pasnesër publikohet dhe pastaj fillojnë procedurat e rregullimit të dokumenteve. Dhe siç ndodhë me rregull dikun 30 ditë duhet afat për pagesën e mjeteve”, poho Paqarizi.

Ai premtoi se pagesat e punëtorëve të teatrit pastaj do të bëhen në mënyrë retroaktive.

“ Kjo i bie që atyre tu paguhen pagat edhe 3 muajt e tjerë që nuk i kanë marrë. Por realisht drejtoria e kulturës është munduar ti bëjë disa ndryshime e edhe unë jam konfuz me këto çështje”, shtoi drejtor i teatrit.

Aktorët në teatrin e Prizrenit pagën mujore e marrin 380 euro. Ndërkaq në bazë të shumë procedurave që kërkohen për hapjen dhe mbylljen e tenderit ,i bie që punëtorët e teatrit mos të paguhen edhe për një muaj rresht./Ballkani.info