Aktivisti i PSD-së: Në demonizimin e Drenicës ka ndikuar LDK-ja, Surroi dhe LVV-ja

Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala, ka bërë me dije se për 20 vite jugonostalgjiket kanë investuar për ta demonizuar pjesën rurale dhe rajonin e Drenicës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se jugonostalgjiket kanë shumë fytyra.

Sipas tij, në këtë drejtim kontribut kanë dhënë LDK-ja, Veton Surroi dhe se fundi Lëvizja Vetëvendosje.

“Nese ka dicka qe faji eshte pernime te 20 vitet e kaluara, eshte qeky mjerimi sot qe po e shini ne foto. 20 vite eshte investue ketu nga jugonostalgjike per me demonizue pjesen rurale ne pergjithesi, e Drenicen ne vecanti. Me demonizue clirimin duke e relativizuar si ripushtim rural. Jugonostalgjizmi ka shume fytyra dhe eshte i shperndare ne forma te ndryshme. Per keto dite, ka investue pak LDK-ja, pak njerez si Surroi, e se fundmi LVV”, ka shkruar Shala.