Aktivistët serbë largojnë muralin “Kur ushtria kthehet në Kosovë”, gjobiten nga pushteti i Vuçiqit

Disa aktivistë serbë u gjobitën nga policia atje përgjatë së shtunës, pasi e lyen me të bardhë muralin “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Siç raportojnë mediat serbe, grafiti, që ndodhej në murin anësor të Institutit të Kimisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Beograd, ishin të shkruara në alfabetin cilirik me ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë, që simbolizojnë ngjyrat e Serbisë, përcjell Demokracia.com.

Sofija Todoroviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut tha se në momentin e aksionit civil të pastrimit së murit, policia kanë dalë në terren dhe se pjesëmarrësit e aksionit, i cili ka përfunduar me sukses, janë gjobitur.

Sipas raportimeve, persona të panjohur kanë vjedhur kovën me bojë dhe kanë tentuar ta derdhin, por nuk ia kanë dalë.