Aktivistët e Vetëvendosjes e godasin me vezë gruan e Fisnik Ismailit, ai i quan fashist dhe të porositur nga Sveçla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, ka qenë cak i një sulmi me vezë, në mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

Ai ka thënë se nga goditja me vezë ka pësuar gruaja e tij.

Për sulmin, Ismaili e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje, parti në të cilën bënte pjesë deri vonë.
Ai ka thënë se sulmi me vezë ndaj tij tregon, siç është shprehur ai, qyqarllëkun e ish-kolegëve të tij.

Ismaili ka thënë se sulmet me vezë ndaj kundërshtarëve i ka kundërshtuar edhe gjatë kohës së ka qenë pjesë e partisë së Albin Kurtit.

Në shkrimin e tij në Facebook për sulmin me vezë, ai ka përdorur, siç bën shpesh, gjuhë vulgare.

https://www.facebook.com/Karrota/posts/10161126445550191