Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për falsifikimin e 40 mijë eurove

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet I.S. dhe F.B., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Të pandehurit, nga data 8 shkurt 2019 deri më 14 shkurt 2019, merren vesh për të vënien në qarkullim të parave të falsifikuara, duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta.

“I pandehuri F.B., gjatë asaj periudhe pemës telefonit kontakton dhe takohet me zyrtarët policor, të cilët zbatonin urdhrin për ‘blerje të stimuluar’, me ç’rast merren vesh për blerjen e 40 mijë eurove, në kundërvlerë të parave origjinale prej 25 për-qind”.

“Si përfundim lenë takim në një lokal në komunë të Klinës, për këmbimin e të cilave ditën kritike, i pandehuri I.S., me datë 14 shkurt 2019, rreth orës 18:00, i njëjtit 300 metra para se të arrijë në vendin e takimit i hedh nga vetura parat e falsifikuara në vlerë prej 39.300 eurosh, ku pasi arrin tek zyrtarët policorë, menjëherë arrestohet dhe i konfiskohen parat e falsifikuara”.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”.