Përmes Kosovës

Aktakuzë kundër 27 personave, dyshohet se u mundësuan mbi 700 personave kalimin nga Shqipëria, për në Serbi

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 27 personave, të cilët dyshohen për kontrabandim të migrantëve, kryesisht shtetasve sirian.

Aktakuza është ngritur kundër: M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe  L.Z.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se kanë mundësuar kalimin e më shumë se 700 personave nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) të pandehurve është ngritur për shkak se të njëjtit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘’Kontrabandimit të migrantëve’’, kryesisht shtetasve Sirian, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në njoftim.