Aksion i madh i Policisë së Kosovës, nëpër kanzinot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion tek disa lojëra të fatit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Aksioni po zhvillohet në një lokacion ku janë gjetur lojëra të fatit, të cilat kanë vepruar jashtëligjshëm.

Në këtë aksion, Policia ka konfiskuar deri më tani disa aparate të lojërave të fatit.

Ballkani.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion.