Policia e Kosovës

Aksioni në MINT, Policia: Janë kontrolluar dy banesa, dy zyre, një shtëpi dhe një lokal

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për bastisjet e djeshme që janë bërë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe në disa vende tjera.

Në raportin 24-orësh, Policia tregon se aksioni është kthyer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas raporti, gjatë aksioni janë kontrolluar dy banesa, dy zyre një shtëpi dhe një lokal afarist.

“Me datë 18.08.2023 është zbatuar urdhëresa e datës 17.08.2023 e Gjykatës Themelore në Prishtinë–Departamenti Special për kontrollim, ku janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra”, është thënë në raportin e policisë.

Pas këtyr bastisjeve, nën dyshimin se kanë bërë keqpërdorime gjatë blerjeve të rezervave shtetërore, policia e Kosovës dje ka arrestuarit dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe biznesmenin Ridvan Muharremi, i cili është një mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti.

Zyrtarët e arrestuar të MINT-it janë drejtori Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtjes për 48 orë.