Sot në mesditë policia ka kryer aksion në dy fshatrat, Banjskë dhe Lozhistë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se gjatë aksionit të sotëm janë sekuestruar armë, telefona e dokumente.

Elshani gjithashtu tha se nuk ka të arrestuar.

“Në ora 12 , Policia ka kryer kontrolle bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kundër dy personave të dyshuar për veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Elshani.

“Bastisjet janë zhvilluat në fshatin Banjskë dhe në fshatin Lozhistë, ku në dy shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar së paku dy armë, telefona, dokumente e pajisje të armëve. Sipas tij nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Ai tha se aksioni ka të bëje me barrikadat e vendosura gjatë vitit 2022 po në atë pjesë.

“Rreth orës 10:00 kemi asistu krimet e rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në lidhje me barrikadat e vendosura gjatë vitit 2022”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë kundër dy persona të dyshuar lidhje me veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.