Aksioni i shkolluar i Kosovës që nisi nga portieri e për pak nuk u realizua nga Celina VIDEO

Kosova ka pasur një rast ideal për të ngushtuar në vetëm një gol epërsinë e Anglisë.

Kosova mbylli me katër gola disavantazh pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për eliminatoret për “Euro 2020”, 5 me 1, por me dy gola në pjesën e dytë arriti të kthehej në lojë.

Pak minuta para fundit, ishte një rast fantastik për Kosovën që të ngushtohej edhe më shumë rezultati, por aksioni i cili nisi nga portieri Arijanet Muriqi, përfundoi fare pranë portës së anglezëve, pasi ylli Bersant Celina nuk ishte i saktë me gjuajtjen e tij.

loading…